GJKKO liron nga burgu ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

Aktualitet

GJKKO liron nga burgu ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur lirimin nga burgu të ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Të dy u dënuan nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me nga 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim dokumentesh”. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite për secilin.

GJKKO liron nga burgu ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian

Lirimi i tyre vjen si pasojë e kohës së gjatë të kaluar në paraburgim, që nga arrestimi në vitin 2023, çka ka bërë që dënimi të konsiderohet i shlyer pothuajse plotësisht.

Rrjepaj dhe Rrapaj u shpallën fajtorë për shkeljet në procedurat e koncesionit të sterilizimit, një kontratë me vlerë rreth 100 milionë euro në sektorin e shëndetësisë, por u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”./Panorama

ME TE LEXUARAT