Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel çështjen ndaj ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

Aktualitet

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel çështjen

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin ndaj ish-kryetari të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedjan. 


Sipas burimeve, Apeli i GJKKO ka vendosur që kjo çështje të gjykohet nga një trup tjetër. “Prishjen e vendimit nr.06, datë 13.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.”, sqaron Apeli i GJKKO.

Më herët SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por GJKKO-së e dënoi me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove.

Sipas SPAK Bashkim Dedja ka fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mos justifikim e një apartamenti ne Durrës, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e tij.

ME TE LEXUARAT