“Hajdeni, unë e vrava”/ I qetë me duar në xhepa, Elvis Shkambi thërret vetë policinë pasi kreu vrasjen brenda gjykatës
Pamje tronditëse dalin nga vrasja e ndodhur ditën e djeshme brenda gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.
Duket se kishte planifikuar gjithçka dhe se nuk ishte një veprim gjaknxehtë. Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimeve, Policia e Shtetit, në lidhje me vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili kreu një masakër brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Pasi forcat e rendit mbërritën në vendin e ngjarjes, ai i thërret vetë policëve dhe iu thotë se vrasjen e kreu ai.
Më pas policia i vendos prangat. Po ashtu pas hekurave përfundoi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, i cili thuhet se e ka nxitur nipin të kryente krimin e rëndë, pasi nuk ka vepruar dhe parandaluar aktin e rëndë.
Pas hekurave ra dhe punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj, për moskryerje të detyrës.