Zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe përdorimin e teknologjisë

Politikë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në për afatet, fletën e

Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit (Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë), të planifikuara për datën 9 nëntor 2025, duket se do të hyjnë fillimisht në një betejë gjyqësore, para se të zhvillohen në terren.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka depozituar një padi zyrtare ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionit Rregullator pranë tij, në Gjykatën Administrative të Apelit. Objekti i padisë është mosmarrja e vendimeve thelbësore që PS i konsideron të domosdoshme për garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe të drejtë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata Administrative e Apelit, ditën e nesërme, më 8 tetor 2025, në orën 09:00, do të hidhet shorti për përzgjedhjen e trupit gjykues që do të shqyrtojë këtë çështje në Kolegjin Zgjedhor, me procedurë urgjente.

Njoftimi:

Në datën 08.10.2025, ora 09:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.32 Regjistri Themeltar Dt.07.10.2025 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator.

OBJEKTI: Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, për:

1. “Miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;

2. “Miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;

3. “Përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;

4. “Përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”; sipas projektvendimeve të propozuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e Komisionit Rregullator të datës 06.10.20251 .

BAZA LIGJORE: Nenet 26, 145, 152, 153, 155, 156, 158, pika 1, shkronja “b”, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.

Tiranë, më 07.10.2025

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

 

 

ME TE LEXUARAT