Ben Affleck flet për familjen dhe për marrëdhënien me ish-bashkëshorten : Ndihem i bekuar çdo ditë

Showbiz

Ben Affleck flet për familjen dhe për marrëdhënien me

Me një ton të ngrohtë dhe plot ndjeshmëri, Ben Affleck foli për marrëdhënien me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, si dhe për rritjen e tre fëmijëve të tyre, gjatë premierës së filmit “Kiss of the Spider Woman”, të hënën, më 6 tetor, në Nju Jork.

Aktori 53-vjeçar dha një intervistë për Access Hollywood nga tapeti i kuq, ku u shpreh: “Nuk mund të isha më krenar për fëmijët e mi, nuk mund ta përshkruaj me fjalë.”

Duke folur veçanërisht për vajzën e madhe, Violet, e cila është 19 vjeç, Affleck tha se ajo i ngjan shumë nënës së saj.

“Violet i ngjan nënës së saj. Është e mrekullueshme. Jam me fat që kam një njeri kaq të mirë pranë meje dhe fëmijë të mrekullueshëm. Është gëzimi i jetës sime dhe ndihem i bekuar çdo ditë. Kjo më bën vërtet të lumtur”, tha ai.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner u njohën në xhirimet e filmit Daredevil, dhe u martuan në vitin 2005. Së bashku kanë tre fëmijë: Violet (2005), Seraphina (2008) dhe Samuel (2012). Çifti u nda në vitin 2015, ndërsa procedura e divorcit përfundoi në vitin 2018.

Pavarësisht ndarjes, ata kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunuese si prindër.

Në korrik të këtij viti, ata u panë së bashku me dy fëmijët më të vegjël në një ndeshje të Red Sox në stadiumin Fenway Park, ndërsa në shtator, kaluan një pasdite familjare në kinema në Los Anxhelos.

ME TE LEXUARAT