Histori si në telenovela: Vajza tezesh, pa e ditur! Fotoja me shoqen që i ndryshoi jetën Natashës

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, Natasha rrëfen historinë e saj të jetën, e cila në fakt duket si një labirint, me të vërteta të pazbuluara.
Ajo tregon se prindërit e saj, një çift i dashuruar, u detyruan të ndaheshin pasi familja e mamasë së saj biologjike nuk e pranonte babain e Natashës. Mamanë e saj e fejuan diku tjetër, kurse për Natashën u thanë që
Megjithatë jeta e Natashës u ndërtua në një jetimore në Elbasan, derisa u birësua nga një çift bashkëshortësh që i falën dashuri dhe përkujdesje. Por, babai i saj biologjik nuk e kishte besuar kurrë që Natasha kishte ndërruar jetë, dhe ndjesia e tij e brendshme doli e vërtetë. Ai e gjen vajzën e tij në shkollë dhe që prej asaj dite u kujdes maksimalisht për të.
Por duket se fati dhe rastësia ka qenë gjithnjë në krah të Natashës, pavarësisht sfidave, pasi kjo tregon se si njohu mamanë e saj biologjike. Në shkollë Natasha kishte një shoqe të ngushtë, një foto e të dyjave zbuloi se ato nuk ishte vetëm shoqe të ngushta, por vajza tezesh.
Ardit Gjebrea: Pyetja q ëmë mundon është, nëse a e pyete ndonjëherë babain për nënën biologjike?
Natasha: Absolutish!
Ardit Gjebrea: Nuk doje të dije, apo nuk doje që të lëndoje mamanë tënde, që të birësoi?
Natasha: Sigurisht që nuk doja që ta lëndoja.
Ardit Gjebrea: Ama kureshtare ishe?!
Natasha: Shumë pak. Sinqerisht! Unë në shkollë kisha një shoqe, një shoqe klasë, që e doja shumë. Kur vinte nëna e saj i thoshte ‘rri me Natashën se është vajzë e mirë’. Vinte babai im dhe më thoshte “rri me të se është shoqe e mirë’. Kishte diçka këtu, por unë nuk i kisha hyrë kësaj hileje. Kur çon kjo fotografinë time në fisin e saj, që mbarojmë vitin e parë të shkollës. U tregon “kjo është shoqja ime”. Tezes së saj i ngelën sytë te fotografia ime dhe shoqja u tregon kjo është Natasha, më ka treguar historinë e saj, është shumë e vuajtur”. Tezes së shoqes sime, i bie të fikët. Mamaja e saj i thotë “pse i tregove, nuk jeni vetëm shoqe, jeni vajza tezesh. Kjo është mamaja e Natashës. Ishte mamaja ime, tezja e shoqes.


