I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Aktualitet

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës këtë të martë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 88”, në pranga ka rënë shtetasi Bledar Mansaku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024 e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”.

 “Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT