PAMJE nga vendngjarja/ Atentati në Balldre, automjeti Audi Q7 i bërë shoshë nga plumbat! Viktimat burrë e grua

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka tronditur zonën e Balldrenit në Lezhë, ku një automjet tip Audi Q7, me ngjyrë të zezë, është qëlluar me breshëri plumbash.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, mjeti është bërë pothuajse i shoshë nga plumbat, me dëmtime të shumta në pjesën anësore.
Sipas informacioneve paraprake, brenda automjetit ndodheshin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati.
Ende nuk ka një version zyrtar mbi motivet, por dyshohet për një sulm të mirëorganizuar.


