I mori 3 mijë euro një qytetari për favorizim në gjykatë, Apeli i GJKKO vendos për ish-oficerin në Dibër

Aktualitet

I mori 3 mijë euro një qytetari për favorizim në

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-oficerin e policisë gjyqësore, Shuip Cami, ndërsa ka ndryshuar vendimin për të pandehurin Fluturim Bajrami, duke e dënuar këtë të fundit me burg.

Vendimi u shpall këtë të hënë, më 12 maj 2026, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Dhimitër Lara dhe Iliriana Olldashi, në shqyrtimin e ankimit të paraqitur nga Shuip Cami dhe Prokuroria e Posaçme kundër vendimit të dhënë më herët nga GJKKO e Shkallës së Parë.

Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin nr. 78, datë 27 nëntor 2025, për ish-oficerin Shuip Cami.

Ndërkohë, për të pandehurin Fluturim Bajrami, gjykata ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për këtë vepër, Bajrami u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 10 muaj burg.

Gjykata vendosi që dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

 

 

ME TE LEXUARAT