I mori armën policit dhe e plagosi gjatë shoqërimit në komisariat, ky është 45-vjeçari

Aktualitet

I mori armën policit dhe e plagosi gjatë shoqërimit në

Personi  në foto është 45-vjeçari Zamir Skënderi, i cili ka plagosur një efektiv policie në Kuçovë duke përdorur armën e shërbimit të këtij të fundit.

Ky shtetas me precedentë të mëparshëm penal ishte konfliktuar në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier mesditën e sotme dhe ishte shoqëruar nga shërbimet e policisë. 

Tre efektivët e policisë ishin duke u kthyer, bashkë me personin e shoqëruar, kur në aksin nacional Fier-Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, Zamir Skënderi, i cili ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë, së bashku me efektivin Arsen Toska, 20-vjeç, i merr armën e shërbimit këtij të fundit dhe e godet me pistoletë në kofshë.

Në përpjekje për tu larguar nga vendngjarja, shtetasi Zamir Skëmderi është arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë, ndërkohë që polici i plagosur është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është teansportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari rezulton i skeduar edhe më parë për veprat penale të lidhura me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjithashtu mësohet se efektivi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

ME TE LEXUARAT