“Asgjë në botë nuk na ndal”/ Berisha tregon kur do të mbahet protesta e radhës

Politikë

“Asgjë në botë nuk na ndal”/ Berisha tregon kur do

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet pas përfundimit të proceseve të brendshme në parti.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh se tubimi i ardhshëm do të mbahet në ditët e para pas përfundimit të procedurave në parti.

Më 23 maj, Partia Demokratike e Shqipërisë pritet të zhvillojë procesin për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

“Të gjithë keni një pyetje, kur është kryengritja tjetër. Në ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë në botë nuk na ndal në misionin tonë pa larguar narkodiktatorin”, deklaroi Sali Berisha.

ME TE LEXUARAT