Thellohet masakra në Turqi, shkon në 6 numri i viktimave! Autori kishte vrarë ish-gruan, më pas sulmoi…
Lajmifundit
/
18 Maj 2026, 19:45
Bota

Shkon në 6 numri i viktimave nga sulmi i armatosur në Turqi, në zonën e Mersin.
Sipas informacioneve, autori dyshohet se ka nisur serinë e vrasjeve pasi ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten e tij.
Më pas, ai ka hapur zjarr në disa lokacione të tjera, ku fillimisht janë vrarë pronari i një restoranti dhe një punonjës, ndërsa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas autoriteteve, një prej të plagosurve ka humbur jetën në spital, duke e çuar në 5 numrin e viktimave nga ngjarja.
Policia turke po vijon operacionin për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.


