Tjetër tragjedi në Maldive! Turisti spanjoll mbytet teksa bënte sërf

Një tjetër aksident fatal është regjistruar në Maldive, ku një turist 53-vjeçar nga Spanja ka humbur jetën gjatë një aktiviteti sërfi.
Sipas policisë lokale, viktima është nxjerrë nga uji dhe është transportuar me urgjencë drejt një qendre shëndetësore, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij pas mbërritjes në spital.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër tragjedie në të njëjtin rajon, ku pesë zhytës nga Italia humbën jetën gjatë një ekspedite nënujore në Vaavu Atoll, në thellësi mbi 50 metra.
Situata u rëndua më tej kur një pjesëtar i ekipit të shpëtimit humbi jetën gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, dyshohet si pasojë e sëmundjes së dekompresionit.


