I vendoset lëndë plasëse servisit në Vuan e Dejës! Policia jep detaje

Aktualitet

I vendoset lëndë plasëse servisit në Vuan e Dejës!

Një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në një servis në zonë e Vaut të Dejës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:40, në servisin në pronësi të shtetasit me iniciale A. F., banues në fshatin Shelqet.

Nga veprimet hetimore kanë rezultuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtur derën kryesore të subjektit të tij(servis).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT