Po inspektonte punimet për ndërtimin e urës në Elbasan, inxhinieri rrëzohet dhe humb jetën, Guri Dashi lë dy fëmijë jetimë

Aktualitet

Po inspektonte punimet për ndërtimin e urës në Elbasan,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peqin të Elbasanit, ku një inxhinier rrugësh ka humbur jetën tragjikisht teksa po kontrollonte punimet e një ure.

Viktima është identifikuar si Guri Dashi, me origjinë nga Rrajca e Librazhdit. Prej vitesh, ai ka punuar në disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, mes tyre “Alb Star” dhe “Alb Building”.

Ikja e tij e parakohshme ka lënë pas një dhimbje të thellë për familjen, miqtë dhe kolegët, ndërsa më së shumti që vuajnë dhimbjen e madhe janë dy fëmijët e tij të mitur.

Ikja e tij e parakohshme ka lënë pas një dhimbje të thellë për familjen, miqtë dhe kolegët, ndërsa më së shumti që vuajnë dhimbjen e madhe janë dy fëmijët e tij të mitur.

Prej disa vitesh, Guri Dashi jetonte në Pogradec, ku kishte ndërtuar jetën e tij familjare.

Në këtë aksident tragjik, shoqëria e tij humbi një profesionist të përkushtuar dhe një familjar shembullor, raporton bufiurte.al

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik në punë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar fatal për inxhinierin Guri Dashi.

 

ME TE LEXUARAT