Policia mësyn në burgun ku ndodhen Veliaj, Çyrbja e Lefter Koka, kontrolle në disa qeli

Aktualitet

Policia mësyn në burgun ku ndodhen Veliaj, Çyrbja e Lefter

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e sotëm në burgun e Durrësit.

Në ambientet e brendshme të burgut ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur, disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë, deri te krerë bandash kriminale, mësynë dhjetëra efektive te drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.

Mësohet se po zhvillohen kontrolle në disa dhoma banimi dhe ambiente të përbashkëta, pasi kishte informacione se brenda institucionit mund të ketë lëndë narkotike, telefona apo sende të tjera të ndaluara.

Kujtojmë se në burgune Durrësit ndodhen në paraburgim kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-deputeti Jurgis Çurbja, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, e po ashtu po vuajnë dënimin ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i kësaj Ministrie Alqi Bllako.

ME TE LEXUARAT