Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

10 ditë më parë, Nano pësoi arrest kardiak në shtëpi dhe me ndërhyrjen e mjekëve mundi të kthehej në jetë.

Aktualisht, është në reanimacion me dëmtime në tru.

Prej vitesh, Fatos Nano, 73-vjeç, vuan nga insuficienca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërive për të funksionuar normalisht.


Përgjatë viteve të fundit, ai ka shfaqur probleme të vazhdueshme, duke u detyruar të kurohet në spital. Në gusht të vitit 2023, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u intubua dhe qëndroi në spital për gati një muaj.

73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).

Ai është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj.

ME TE LEXUARAT