Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes dhe miqve të ish-kryeministrit
Lajmifundit
/
20 Tetor 2025, 17:29
Aktualitet
Ish-kryetari i PS dhe ish-kryeministri i vendit Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur spitali ku po mbahet i shtruar ish-lideri socialist.
“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.
Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.