Kapet me 30 kg drogë në makinë dhe 20 mijë euro cash/ Kur pa policët tentoi të kthehej në autostradë

Një 30-vjeçar italian ka rënë në prangat e policisë për trafik droge. Ai po udhëtonte me makinë në një autostradë pranë Romës.
Brenda në automjet iu gjet ngarkesa me 30 kg lëndë narktotike kanabis dhe 20 mijë euro cash.
Patrulla vuri re makinën teksa bëri manovër të papritur, për t’i shpëtuar policisë, shkruajnë mediat italiane.
Automjeti bëri një kthesë në autostradë e cila vuri në rrezik drejtuesit e tjerë të automjeteve dhe ngjalli dyshime tek oficerët të cilët menjëherë urdhëruan ndalimin e tij.
Shoferi reflektoi sjellje nervoze dhe policët hetuan më tej. Brenda 2 frigoriferëve në bagazhin e makinës ishin futur 30 kg hashash gati për shitje me pakicë dhe vlera në treg mund të arrinte në mijëra euro.
Në kroskot oficerët gjetën edhe një sasi prej 20 mijë euro të cilat besohet se ishin të ardhura nga dërgesat e drogës.
Italiani i arrestuar ishte banor i Romës dhe i datëlindjes së vitit 1990. Ai u la në burg edhe nga Gjykata mëngjesin e kësaj të shtune.