“Kërcënoi me vrasje 38-vjeçarin për 100 euro, arrestohet autori dhe i sekuestrohet arma

Aktualitet

“Kërcënoi me vrasje 38-vjeçarin për 100 euro,

Një konflikt i nisur verbalisht në një lokal në Tiranë çoi në nxjerrjen e armës nga A.V., i cili kërcënoi të vriste një 38-vjeçar, siç duket në pamjet e kamerave të sigurisë.

Siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, 50-vjeçari shkon qetë pranë tavolinës ku qëndronte i ulur personi me të cilin kishte konfliktin.

Pasi debatojnë me fjalë, ata shtyhen mes njëri-tjetrit dhe në këtë moment A.V., nxjerr nga brezi armën e zjarrit tip pistoletë me mulli. Në këtë çast, ai e kërcënon duke thënë se do ta vrasë, dhe për këtë arsye 38-vjeçari fshihet pas një miku të tij.

Situata e rrezikshme e krijuar në lokal, ku ndodheshin edhe persona të tjerë, sipas burimeve kishte si shkak një borxh që 38-vjeçari i kishte autorit, për vetëm 100 euro.

Pas ngjarjes, A.V., tentoi të largohej, por u arrestua nga policia, e cila sekuestroi edhe armën e përdorur./Tv Klan

ME TE LEXUARAT