Zbardhet përplasja e dhunshme në Vlorë, konflikti i të birit i kushtoi jetën 63-vjeçarit /EMRI

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë ku pas konfliktit banal mbeti pa jetë 63-vjeçari, Ismail Aliaj.
Sipas burimeve të sigurta nga policia e Vlorës ngjarja ka ndodhur për një konflikt të disa ditëve më parë që djali i viktimës i cili edhe ai mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmën mjekësore në spital ka patur me personin i cili ka goditur të atin e tij me grushte e shkelma dhe për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen.
Konfirmuar nga burimet policore babë e bir ku njëri prej tyre mbeti viktimë, kanë shkuar në rrugë “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin e ngjarjes dhe sqaruar konfliktin. Autori ka qënë në makinë në ato momente me familjen e tij pasi sapo ka nxjerr djalin nga spitali ku viktima më të birin i janë afruar.
Kanë debatuar me fjalë dhe më pas situata ka degraduar në fyerje e sharje. Duke qënë se autori ka shtëpinë aty pranë kanë ndërhyrë në konflikt edhe dy shok të tij. Aty ka nisur një konflikt fizik mes palëve duke u zënë me shkelma dhe grushta.
Autori e ka goditur 63-vjecarin Ismail Aliaj dy herë me grushtë dhe një herë tjetër me shkelm.Viktima është përplasur në tokë e ka gjetur vdekjen. Konfirmuar gjithashtu se viktima ka patur edhe probleme në zemër ku është operuar më parë dhe krahas goditjes mund të ketë qEnë një ndër faktorët që i ka shkaktuar vdekjen.
Autori sëbashku me dy shokët e tij më pas janë larguar me makinë nga vendi ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim. Gjithashtu krahas viktimës i cili është derguar në spital por s’ia ka dal dot, djali i tij ka qënë i dërguar gjithashtu në spital për ndihmë mjekësore fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Viktimës i kanë djegur edhe automjetin rreth një muaj më parë por siç konfirmohet nga policia kjo ngjarje s’ka lidhje me djegien e makinave që ka patur viktima

.


