Lëvizte i armatosur dhe me automjetin pa targa, në pranga 30-vjeçari në Laç

Aktualitet

Lëvizte i armatosur dhe me automjetin pa targa, në pranga

Policia ka vënë në pranga 30-vjeçari Franko Bellova në Laç, pasi u kap duke lëvizur i armatosur dhe me automjetin pa targa.

Kurbin / Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.

Lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, dhe automjeti.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Laçit, u ndalua shtetasi F. B., rreth 30 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, të cilën 30-vjeçari e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT