Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë në jug të vendit! Ja sa ishte magnituda
Lajmifundit
/
4 Prill 2026, 12:36
Bota

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter ndodhi mesditpn e së shtunës, 4 prill 2026, në orën 12:12 sipas orës greke, me epiqendër 28.1 kilometra në perëndim të Janinës.
Tërmeti u ndje edhe në qytetin e Janinës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët, por deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në zonën kufitare të Gjirokastrës.