“Jemi vetëm në këtë betejë”, Rama: Dera e BE-së duhet të mbyllet kur ne të jemi brenda

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ditën e sotme në një takim me qytetarët në njësinë 12, është ndalur te procesi i negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Kreu i Partisë Socialiste tha se Shqipëria duhet të bëjë maksimumin në mënyrë që dera e BE-së të mbyllet vetëm kur vendi ynë të jetë brenda Unionit. Ai sqaroi se peocesi i anëtarësimit kalon nëpër disa hapa.
Rama: Ne duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur e BE të mbyllet vetem pasi ne kemi hyrë brenda. Në vazhdojmë punën tonë, kemi detyrat sipas kalendarit që na është dakordësuar. Na i kanë vënë ata kalendarin, se ne nuk e vendosim dot. Ata na kanë thënë “po i bëtë këto detyra deri në fund të 2027 ne do mbylim negociatat.” Mbyllja e negociatave me BE-në do të thotë të mbyllësh hesapet me katin e parë. Se ka dy kate BE. Kati i parë janë të gjithë nënpunësit e Brukselit që ndjekin të gjithë veprimet që ndodhin dhe bëjnë raportin për katin e dytë. Ata raportojnë vetëm si ka ecur puna, a janë bërë detyrat dhe pastaj në kat të dytë janë 27 vendet anëtare që marrin vendim. Të gjitha vendet në kat të dytë duhet të thonë “duam ta marrim Shqipërinë në BE”. Asnjë vend nuk ka hapur të gjithë kapitujt për 11 muaj. Ama na duhet të kuptojmë që jemi vetëm në këtë betejë.


