Kontrabandonin mallra nga Greqia në Shqipëri, arrestohen 4 persona në Korçë

Katër persona janë vënë në pranga pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria e Korçës për një skemë të dyshuar kontrabande mallrash nga Greqi drejt Shqipëri.
Sipas autoriteteve, hetimi nisi pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe pas disa muajsh vëzhgimesh të fshehta dhe përdorimit të teknikave speciale hetimore, u dokumentua aktiviteti i paligjshëm.
Nga hetimet rezultoi se shtetasit me iniciale V.N. dhe A.N., në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin organizuar futjen e konfeksioneve në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.
Sipas skemës së zbuluar, mallrat siguroheshin në Greqi dhe liheshin pranë vijës kufitare. Më pas ato futeshin ilegalisht në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër nga persona të tjerë të përfshirë në skemë.
Për transportin e mallrave përdoreshin automjete të modifikuara, të cilave u ishin hequr sediljet e pasme për të rritur kapacitetin transportues dhe për të shmangur dyshimet.
Pas hyrjes në vend, mallrat transportoheshin drejt Korçë, ku magazinoheshin dhe më pas tregtoheshin përmes një subjekti tregtar të administruar nga të dyshuarit.
Gjatë operacionit policor u arrestuan shtetasit V.N., A.N., A.L. dhe S.N., të cilët u kapën në flagrancë duke shkarkuar mallra të dyshuara kontrabandë në një magazinë në Korçë.
Autoritetet sekuestruan 15 thasë me konfeksione, me një total prej 1,632 copë veshjesh, si dhe 73 thasë të tjerë me mallra rifuxho me peshë totale prej 1,357 kilogramësh.
Gjithashtu, u sekuestruan automjete të përdorura për transportin e mallrave, telefona celularë dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të kësaj skeme kontrabande.


