Pezullohen nga detyra dy efektivë policie! Fshehën sherrin në Kamëz mes Jeton Lamit dhe personave të tjerë

Aktualitet

Pezullohen nga detyra dy efektivë policie! Fshehën sherrin në

Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra ditën e sotme, me dyshimin për neglizhencë dhe moskryerje të procedurave standarde.

Vendimi ka ardhur pas një sherri të ndodhur në një lokal në Kamëz, ku i përfshirë dyshohet se është dhe Jeton Lami, ish-oficer i Forcës së Posaçme Operacionale dhe personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Sipas raportimeve në media, konflikti është regjistruar pranë ambienteve të një lokali, kur ish-oficeri Jeton Lami ka qenë i ulur nën shoqërinë e disa personave.

Brenda lokalit Lami është përplasur me një grup tjetër personash mes të cilëve dyshohet se ka qenë dhe një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i identifikuar si Robert Uku.

Policia ka nisur hetimin në lidhje me ngjarjen, teksa fillimisht nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë pezulluar nga detyra dy efektiv të komisariatit numër 5 të cilët dyshohet se nuk kanë kryer veprimet procedurale. Po ashtu janë sekuestruar edhe pamjet filmike, ku u regjistrua konflikti, ndërkohë që hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT