“Teknologji e avancuar”/ Flet Putin: Raketat e reja bërthamore ruse, do të kapërcejnë çdo sistem mbrojtës

Bota

“Teknologji e avancuar”/ Flet Putin: Raketat e reja bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të vazhdojë modernizimin e arsenalit të saj bërthamor dhe zhvillimin e sistemeve të reja raketore, të afta për të kapërcyer çdo sistem ekzistues apo të ardhshëm mbrojtjeje.

Në deklaratën e tij, Putin theksoi se Moska po investon në teknologji të avancuara ushtarake për të forcuar kapacitetet strategjike të vendit. Një ditë më parë, presidenti rus njoftoi se deri në fund të vitit Rusia do të jetë gati të vendosë në përdorim raketën e re ndërkontinentale “Sarmat”.

Raketa është projektuar për të mbajtur koka bërthamore dhe për të goditur objektiva në distanca shumë të largëta, përfshirë SHBA-në dhe Europën.

“Sarmat” konsiderohet një nga armët më të avancuara strategjike të Rusisë dhe pjesë kyçe e modernizimit të forcave bërthamore ruse.

ME TE LEXUARAT