Sigurim i detyrueshëm i mjeteve dhe rritje çmimesh/ Çfarë ndryshon me hyrjen e Shqipërisë në BE

Aktualitet

Sigurim i detyrueshëm i mjeteve dhe rritje çmimesh/

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përgatitur një projektligj të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, i cili synon përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimi Europian.

Sipas draftit të ri, parashikohen ndryshime të rëndësishme në skemën e sigurimeve, megjithatë pjesa më e madhe e tyre do të hyjë në fuqi vetëm pas anëtarësimit të plotë të Shqipëri në BE.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me rritjen e ndjeshme të kufirit minimal të përgjegjësisë që kompanitë e sigurimit duhet të mbulojnë në rast aksidentesh.

Drafti përcakton që kufiri minimal i përgjegjësisë nuk mund të jetë më i ulët se 6.45 milionë euro për çdo aksident, pavarësisht numrit të personave të dëmtuar, ose 1.3 milionë euro për çdo person të dëmtuar.

Këto vlera përfaqësojnë një rritje të konsiderueshme krahasuar me limitet aktuale të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Aktualisht, kufiri i përgjegjësisë është 150 milionë lekë për autobusët dhe kamionët, 200 milionë lekë për mjetet që transportojnë lëndë të rrezikshme dhe 55 milionë lekë për automjetet e tjera. Për çdo person të dëmtuar në një aksident, limiti aktual është 22 milionë lekë.

Edhe pse kufijtë finalë do të aplikohen vetëm pas anëtarësimit në BE, duke nisur nga viti 2027 pritet të ketë rritje graduale të limiteve aktuale, ndërsa nivelet e ndërmjetme do të përcaktohen pas përfundimit të procesit të konsultimit për projektligjin.

 

 

ME TE LEXUARAT