Kërkesa për shkarkimin e Ols Dados/ Veliaj letër KLP-së: Vendimi u mor nga nënkryetari, jo nga organi kolegjial

Një tjetër përballje institucionale është shënuar mes kryebashkiakut të Erion Veliaj dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, këtë herë lidhur me statusin e prokurorit Ols Dado.
Përmes një kërkese zyrtare drejtuar anëtarëve të KLP-së, Veliaj pretendon se shqyrtimi i kërkesës së tij për pavlefshmërinë absolute të dekretit të emërimit të Dados nuk është bërë nga organi kolegjial, por vetëm nga nënkryetari Erind Gërmenji.
Sipas dokumentit, gjatë procesit në Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë është konstatuar mungesa e një vendimmarrjeje kolegjiale nga KLP për këtë çështje.
Veliaj pretendon se shkresa e firmosur nga Gërmenji nuk pasqyron realitetin procedural dhe për këtë arsye e konsideron atë një “akt nul”.
Kryebashkiaku ngre dyshime edhe mbi mënyrën e përfaqësimit të KLP-së në gjykatë, duke kërkuar sqarime nëse anëtarët e institucionit kanë qenë në dijeni të trajtimit personal të çështjes nga nënkryetari.


