Kontroll në burgun e Peqinit/ Gjenden 4 celularë brenda qelive! Njëri i përkiste të dënuarit për vrasje (EMRI)

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar këtë të premte në burgun e Peqinit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.
Gjatë kontrollit, burime bëjnë me dije se janë gjetur dhe sekuestruar 4 celularë të ndaluar.
Sipas informacioneve, një prej telefonave është konstatuar në posedim të të burgosurit Bledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit.
Të gjitha sendet e paligjshme janë sekuestruar menjëherë nga autoritetet e burgut, ndërsa për rastin janë njoftuar strukturat përkatëse.
Ndërkohë, kanë nisur veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mënyrës se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.


