Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ferit Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Politikë

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ferit Hoxha: Samiti i

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 21–22 maj në Takimin Jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të mbajtur në Helsingborg të Suedisë, ku u diskutuan çështje të sigurisë euroatlantike dhe angazhimet e Aleancës.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s, forcimin e lidhjes transatlantike dhe rritjen e investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e aleatëve.

“Buxheti ynë i mbrojtjes për vitin 2026 përfaqëson nivelin më ambicioz të investimeve që nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancë, duke kontribuar në aftësi më të forta kombëtare dhe siguri kolektive”, u shpreh Hoxha.

Ai rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, duke e cilësuar si një element kyç për sigurinë evropiane, si dhe vazhdimin e ndihmës përmes mekanizmave të NATO-s.

Ministri njoftoi se më 12 qershor Shqipëria do të bashkëorganizojë në Tiranë, së bashku me Ministrin Andrii Sybiha, Takimin Ministror Ukrainë–Evropë Juglindore, si një platformë për forcimin e bashkëpunimit dhe sigurisë në rajon.

Në përfundim, Hoxha theksoi rëndësinë e një qasjeje 360 gradë ndaj sigurisë, duke përfshirë stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunimin e NATO-s me Kosovën dhe rolin e KFOR-it.

Ai e cilësoi gjithashtu Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë si një moment historik për rajonin dhe një dëshmi të angazhimit të qëndrueshëm të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në mbështetjen e stabilitetit rajonal, duke përfshirë diskutimet e Aleatëve mbi të ardhmen e #KFOR-it dhe bashkëpunimin e #NATO-s me#Kosovën”, deklaroi Ministri i Jashtëm.

Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, Ministri e cilësoi një moment historik për rajonin dhe një sinjal të fortë të angazhimit të qëndrueshëm të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa ecim drejt Samitit të NATO-s në Ankara në korrik 2026, nënvizova rëndësinë dhe domethënien e mbajtjes së Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, i cili do të përfaqësojë një moment historik për rajonin dhe një sinjal të fortë të angazhimit të qëndrueshëm të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Hoxha.

ME TE LEXUARAT