Kreu i KQZ paralajmëron votuesit: Nëse publikoni votën në rrjetet sociale, ja dënimi që do merrni!

Aktualitet

Kreu i KQZ paralajmëron votuesit: Nëse publikoni votën në

Kreu i KQZ Ilirian Celibashi ka dhënë ditën e sotme një konferencë për gazetarët në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit.

Celibashi ka bërë të ditur se në zonat e Vorës dhe Njësisë 10 në Tiranë, ku që nga zgjedhjet e 2023 votohet në mënyrë elektronike, janë ngritur qendrat e testimit të votimit.

Më tej Celibashi ka folur për votimin në diasporë, ku ka thënë se 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marrë zarfin dhe kanë votuar 12.5% e tyre.

Sipas Komisionerit janë konstatuar raste të shpërndarjes me vonesë të zarfave në Greqi, ku Celibashi ka bërë të ditur se KQZ ka kontaktuar kompaninë private të shpërndarjes për të pasur në vëmendje situatën.

ME TE LEXUARAT