Dështimi i KQZ, PS depoziton ankesë për "votën e diasporës": Emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi

Politikë

Dështimi i KQZ, PS depoziton ankesë për "votën e

Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.

“Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali.

Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.

Dështimi i KQZ, PS depoziton ankesë për "votën e

Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare.

Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.

Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.

Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje.

Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit.

Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve.

Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, sipas letrës së dërguar nga Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Financimi nga shteti i sistemit te votes se diaspores ka qene rreth 10 milione euro duke shkaktuar nje kosto te madhe ne buxhet, nderkohe qe anomalite po denoncohen vazhdimisht dhe cdo dite ne shtete te ndryshme ku jetojne shqiptaret.

ME TE LEXUARAT