Reagon ashpër G-Bani ndaj Laertit pas deklaratës së fundit: Mos u mërzit hipokrit

Showbiz

Reagon ashpër G-Bani ndaj Laertit pas deklaratës së fundit: Mos u

Pas deklaratave të fundit të Laert Vasilit, ku aktori paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka vonuar përgjigja e G-Banit, ish-banori i edicionit të katërt.

Përmes një reagimi të gjatë e në rrjete sociale, G-Bani shprehet i revoltuar ndaj qëndrimeve të Laertit dhe e akuzon atë për hipokrizi.

Në reagimin e tij, G-Bani përmend edhe momentet brenda shtëpisë, duke nënkuptuar një sjellje kontradiktore të Laertit: 

“Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht.

Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ato që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”

Ai thekson se produksioni ka pasur një rol të madh në rrugën e Laertit drejt finales, por nuk lë pa përmendur edhe ndihmën që sipas tij i kanë dhënë disa banore: 

“Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër.”

Në fund, G-Bani i kthehet edhe çështjes së artit e krijimtarisë, duke u shprehur: 

“Babai im ishte oficer, por shkruante poezi e vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”

ME TE LEXUARAT