Kreu i SPAK pyetet për personat në takimin e Arubas: Ja kur do të bëjmë transparencë

Aktualitet

Kreu i SPAK pyetet për personat në takimin e Arubas: Ja kur do të

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho, është pyetur ditën e sotme lidhur me emrat e zyrtarëve të lartë që kanë qenë në takimin e famshëm të Arubas, ku u takuan eksponentë të krimit të organizuar.

I pranishëm para Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho iu përgjigj pyetjeve të deputetit Ivi Kaso, duke thënë dosja do të bëhet transparente kur të përfundojnë hetimet.


“Është një çështje nën hetim. Nuk mund të ndodhë në SPAK që të ketë një provë në një dosje, dhe ajo të lihet aty në gjumë e të mos hetohet. Tjetër gjë mund të thuhet, por këto janë hamendësime, opinione. Kur të përfundojnë hetimet, institucioni mund të bëjë transparencë. Nuk i komentojmë komentet politike, të asnjë pale”, tha Braho.

ME TE LEXUARAT