Aksident i rëndë në Lezhë, përplasen dy mjete, humbin jetën 2 persona! Të plagosur një grua dhe fëmija
Lajmifundit
/
2 Janar 2026, 09:17
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër mëngjesin e sotëm.
Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur 1 grua dhe 1 fëmijë.

Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


