Lezhë/ Kapet në kohë rekord autori i dyshuar për vjedhjen e një automjeti

Aktualitet

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, menjëherë pas vjedhjes së një automjeti në lagjen “Nënë Tereza”. Falë reagimit të shpejtë të forcave “Shqiponja” dhe Policisë Rrugore, autori u identifikua dhe u kap vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Në pranga ka rënë Lorenc Lugja, i dyshuar si autor i vjedhjes së automjetit. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan celularin e dyshuar si të vjedhur më parë në Rinas, si dhe automjetin e vjedhur.

Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 38-vjeçari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT