Makina del nga rruga në Shkodër, plagosen dy persona

Aktualitet

Makina del nga rruga në Shkodër, plagosen dy persona

Dy persona jane lenduar ne nje aksident te ndodhur mbremjen e te shtunes ne Shkoder.

Policia tha se reth orës 21:37, në aksin rrugor “Kosmaç - Vau i Dejës”, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT