Me kallashnikov dhe të maskuar, tre persona grabisin bankën në Greqi, marrin mbi 200 mijë euro

Aktualitet

Me kallashnikov dhe të maskuar, tre persona grabisin bankën në

Greqi-Një degë banke në Kato Tithorea është grabitur mëngjesin e së hënës, ku sipas informacioneve paraprake autorët arritën të marrin më shumë se 200 mijë euro.

Sipas dëshmive, tre grabitës të armatosur me kallashnikovë hynë në bankë rreth orës 10:00 të mëngjesit (me orën locale) dhe qëndruan brenda për afro 30 minuta, duke pritur hapjen e kasafortës.

Autorët kishin mbuluar fytyrat dhe ishin të pajisur me armë të rënda. Njëri prej tyre raportohet se mbante kapelë, maskë dhe këmishë me kuadrate. Ata hynë në bankë pak minuta pas hapjes së filialit.

Burime lokale bëjnë me dije se grabitësit vepruan me qetësi dhe në mënyrë të organizuar, duke treguar se kishin njohuri për procedurat e sigurisë së bankës.

Pasi morën paratë, ata u larguan me një makinë.

Banorë të zonës thanë se policia nuk mbërriti gjatë kohës që po ndodhte grabitja.

“Policia nuk u duk fare”, deklaroi një banor i zonës.

Ndërkohë, policia greke ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT