"Më përzunë nga toka ime"/ Sopranoja Erjona Parruca, mesazh i fortë për Ramën nga protesta e 25-të

Aktualitet

"Më përzunë nga toka ime"/ Sopranoja Erjona Parruca,

Soprano shqiptare e mirënjohur në Francë, Erjona Parruca, mori pjesë në protestën e ditës së 25-të kundër qeverisë, duke u shprehur publikisht ndaj kryeministrit Edi Rama, me të cilin tha se ka njohje personale që nga koha e akademisë.

Parruca tregoi se është larguar nga Shqipëria 26 vjet më parë dhe se kjo është arsyeja pse ka ardhur tani të protestojë.

"Jam Erjona Parruca, jam soprano në Francë. Kam ardhur për protestën. Jam këtu se më përzunë prej 26 vitesh nga toka ime," tha ajo. "Edi Rama, kemi qenë në akademi bashkë, njihemi bashkë. Ti i njihje intelektualët."

Në vazhdim të fjalës së saj, ajo bëri një referencë krahasuese me figurën historike të Lenka Çukos, duke i drejtuar kryeministrit një paralajmërim të ashpër për pasojat e mundshme politike nëse nuk i dëgjon kërkesat e protestuesve.

ME TE LEXUARAT