Heqja e gardhit në Kakome, Balla: CNN e bëri investitorin "mish për top", e tha gabimisht dhëndër i Trump

Politikë

Heqja e gardhit në Kakome, Balla: CNN e bëri investitorin "mish

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga heqja e gardhit në plazhin e Kakomesë, duke denoncuar njëkohësisht një rast, sipas tij, dezinformimi në media të huaja, përfshirë CNN-në.

Balla pretendoi se investitori i përfshirë në Kakome është gabimisht identifikuar nga mediat e huaja si dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa në të vërtetë bëhet fjalë për një sipërmarrës shqiptar.

"Në Kakome investitori është një sipërmarrës i nderuar shqiptar, gjithmonë në punë të vet, që prodhon produkte të shijshme ushqimore. Por edhe këtë e bënë të huaj. Madje edhe CNN e bëri biznesmenin mish për top, duke e bërë edhe këtë dhëndër të Presidentit Trump," shkroi Balla.

Sipas tij, edhe CNN ka pasqyruar pamje nga Kakomeja që, sipas deputetit socialist, janë interpretuar gabimisht si reagim ndaj projekteve turistike të diskutuara në Sazan ose Zvërnec.

ME TE LEXUARAT