"Populli e ka vrarë frikën": Protestuesi flet për pjesëmarrjen e diasporës dhe shqetësimin e Ramës

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në protestën e 25-të radhazi kundër qeverisë.
Pavarësisht kushteve të vështira të motit, protestuesit kanë vazhduar me fjalimet e tyre në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Një nga protestuesit u shpreh se mobilizimi i vazhdueshëm ka dëshmuar se populli shqiptar "e ka vrarë përfundimisht frikën" dhe nuk i nënshtrohet më presionit, ndërsa pretendoi se kryeministri Edi Rama është shqetësuar nga pjesëmarrja e shqiptarëve të diasporës në protesta.
"Ky shesh e ka treguar se ky popull e ka vrarë përfundimisht frikën dhe nuk i tutet kurrkujt. Ka dalë këtu për ta demokratizuar këtë vend dhe këtë do ta arrijë," tha protestuesi. "Na ishte shqetësuar Rama se kishin ardhur shqiptarët nga Amerika, nga çdo anë e botës, dhe se kishin ardhur shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës."


