“Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë”, Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Lajmifundit
/
11 Gusht 2026, 12:41
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale se Shqipëria ka arritur vendin e parë në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98.33 pikë.
Rama e lidh këtë arritje me transformimin e sigurisë kibernetike pas sulmit të korrikut 2022, duke theksuar investimet në mbrojtjen e infrastrukturës digjitale dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas tij, Shqipëria ka kaluar nga vendi i 54-t në vitin 2023, në vendin e 15-të në vitin 2025 dhe tashmë në krye të klasifikimit botëror.


