Njëri u gjet i varur nga familjarët, gruaja tjetër u hodh nga kati i 5 i pallatit/ DETAJE nga ngjarjet tragjike në Durrës
Lajmifundit
/
25 Maj 2026, 13:49
Aktualitet

Dy persona, një grua dhe një burrë i kanë dhënë fund jetës sot në Durrës.
Ngjarjet e rënda ndodhën përkatësisht në lagjet nr. 17 dhe 8 të qytetit bregdetar.
Në zonën e ish- Kënetës, një 57- vjeçar u gjet në banesë nga familjarët, ndërsa në lagjen 18 një 46-vjeçare humbi jetën, pasi ra nga kati 5-të i pallatit.
Policia ka shkuar në dy vendngjarjet dhe ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve që I shtynë dy të vetëflijuarit në këtë akt të rëndë.


