"U vra duke shpallur vendimin", gazetarja tregon pamjet e goditjes së gjyqtarit brenda në sallë

Aktualitet
"U vra duke shpallur vendimin", gazetarja tregon pamjet e goditjes

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, në mes të sallës së gjyqit, nga një prej palëve të prekura, i ka dhënë një goditje të rëndë drejtësisë në vend, lidhur me sigurinë fizike dhe institucionale të magjistratëve dhe godinave ku ata ushtrojnë detyrën.

Lidhur me krimin e ditës së sotme, po diskutohet në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, ku e ftuar është dhe gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e cila ka shpjeguar dhe dinamikën e gjithë skenës së vrasjes së gjyqtarit.

Ajo shprehet se ka parë pamjet filmike të asaj salle gjyqësore, duke sqaruar se e gjithë ngjarja kriminale ka ndodhur në momentin kur gjyqtari Kalaja u ngrit në këmbë për të shpallur vendimin, teksa autori i dyshuar, Elvis Shkambi shkrepi armën në drejtim të tij tre herë.

“Ditën e sotme kanë ardhur shumë më herët se sa orari i përcaktuar, sepse Gjykata e Apelit në përgjithësi, për shkak të fluksit vonon pafund. Ka ardhur bashkë me nipin e tij, ka pasur një paqartësi në momentet e para nga vetë Policia e Shtetit pasi ishin momente kaotike, e stresuar. Ka ardhur bashkë me nipin e kanë hyrë të dyja palët. Nga njëra anë familja Shkambi, e nga ana tjetër pjesëtarët e familjes Kurtaj, që ishin në konflikt. Ishte në një nga sallat, në total jo më shumë se 6 metra katrorë, është tamam dhomë, por thuhet sallë gjyqi për efekt gjykimi.

Unë kam arritur të shoh pamjet, janë tronditëse të them të drejtën.

Pamjet janë shumë të qarta. Janë të vendosur në të dyja palët, pala kundërshtare dhe pala tjetër që është Gjoni me nipin e tij, Elvis, i cili dyshohet si autor i kësaj ngjarje të rëndë.

Është sekretarja gjyqësore, e cila është duke zbardhur pjesën e vendimit, siç e parashikon procedura, dhe gjyqtari në momentin që ngrihet në këmbë duke shpallur vendimin, aty është autori i dyshuar i cili mbush armën e zjarrit dhe e qëllon. Pra, gjyqtari ishte duke thënë që ky vendim shpallet në emër të Republikës, në datën 6 tetor, në atë moment, shkrep armën autori dhe e qëllon. Ka tre plumba në gjoks, por plumbi i parë në momentin që qëllohet, gjyqtari tenton të fshihet, e qëllon dhe dy herë të tjera edhe më poas e drejton armën në drejtim të dy personave të tjerë duke i lënë të plagosur“, tha gazetarja.

Lala sqaron më tej se Shkambi nuk ka tentuar arratisjen, madjen ka pritur qetësisht policinë për t’u vetëdorëzuar, plan ky i paramenduar nga autori i dyshuar, siç arsyeton gazetarja. Kjo ngjarja sakaq, ngrepikëpyetje për sigurinë e institucionit të drejtësisë dhe gjyqtarëve, pasi punonjësitë e sigurisë të kompanisë private nuk janë të trajnuar dhe shpesh herë nuk punon detektori, shpjegon Lala.

Nuk ka tentuar të arratiset, pra e gjithë ngjarja ka qenë patjetër e paramenduar sepse autori i dyshuar nuk ka tentuar fare të largohet. E ka pritur qetësisht policinë, në këndvështirmin tim i ka marrë të gjitha masat për të hyrë në gjykatë, që ngre dy pikëpyetje.

Së pari me sigurinë e gjykatës. Gjyqtarët duhet të jenë të sigurtë në punën e tyre. Gjykatat në përgjithësi, përveçse prokurorisë së posaçme që ruhet nga Garda e Republikës, të gjitha gjykatat e tjera ruhen nga I. Guard, e cila është një polici private dhe punonëjsit e sigurisë nuk janë trajnuar. E dyta, nuk ka detektorë ose metal-kërkues. Punonjësi i sigurisë detyrohet t’u thotë njerëzve që hyn në gjykatë keni ju sende të paligjshme, keni një cellular, lëreni këtu. Pra, nuk ka kushtet.

ME TE LEXUARAT