Pas disa ditësh kërkime, 73-vjeçarja e zhdukur gjendet e pa jetë në lumin Osum në Gradishtë

Aktualitet

Pas disa ditësh kërkime, 73-vjeçarja e zhdukur gjendet e pa

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum.

Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të informacionit të dhënë një ditë më parë për largimin e saj nga banesa, sot rreth orës 09:00, shtetasja V. B., 73 vjeçe, është gjetur e pajetë në ujërat e lumit Osum.

Nga të dhënat paraprake rezulton se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa më datë 22.04.2026.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me largimin nga banesa të shtetases V. B., 73 vjeçe, ju bëjmë me dije se sot, rreth orës 09:00, në lumin Osum, në fshatin Gradishtë, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete .

Nga të dhënat paraprake rezulton se 73-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa më datë 22.04.2026.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT