OKB:Uria globale vijon të rritet në shifra alarmante, 147 milionë njërëz në nevojë kritike

Bota

OKB:Uria globale vijon të rritet në shifra alarmante, 147 milionë

Uria globale ka arritur nivele alarmante  përgjatë viteve të fundit, ndërsa ndihma humanitare ushqimore e Kombeve të Bashkuara është zvogëluar  si shkak i rënies së ndjeshme të fondeve, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Uria e rëndë është dyfishuar dhe në dy vende është shpallur gjendje zie buke. Të njëjtat vende janë bllokuar në një cikël shkatërrues urie, të nxitur nga konflikti dhe të përkeqësuar nga mungesa e fondeve”, ka deklaruar drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, Cindy McCain, sipas Politic.

OKB:Uria globale vijon të rritet në shifra alarmante, 147 milionë

Ky raport paralajmëron se kjo shifër ndoshta nuk pasqyron situatën e vërtetë në terren, pasi 18 vende nuk kishin të dhëna të përdorshme, duke dëshmuar  nivelin më të ulët të mbulimit në dekadën e fundit.

Për herë të parë në historinë dhjetëvjeçare të raportit, uria u konfirmua njëkohësisht në Gaza dhe Sudan, si rezultat i konflikteve të vazhdueshme  dhe aksesit të kufizuar në ndihmat humanitare.

OKB:Uria globale vijon të rritet në shifra alarmante, 147 milionë

Konflikti ka qenë një shkaktar kryesor i urisë në 19 vende, ku më shumë se 147 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë emergjente ushqimore, një shifër mjaft shqetësuese, e cila përfaqëson më shumë se gjysmën e totalit global.

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po prish tashmë tregjet globale të plehrave dhe energjisë, duke i rënduar më tej vendet që varen nga importet e ushqimit, të cilat  ishin në krizë, paraqitej ndër të tjera në dokument.

Sipas një raporti gjithëpërfshirës të OKB-së, numri i njerëzve në fazat më kritike të urisë akute është rritur ndjeshëm që nga viti 2016, edhe pse fondet për të adresuar këtë problem global kanë rënë.

Rreth 1.4 milion njerëz ishin në prag të urisë vitin e kaluar në gjashtë vende dhe territore , krahasuar me 155,000 mijë në vitin 2016, sipas Raportit Global mbi Krizat Ushqimore të botuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së dhe Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.

Shpenzimet humanitare dhe të zhvillimit për krizat ushqimore kanë rënë në nivelet e viteve 2016-2017, me ndihmën amerikane që ka rënë me pothuajse 57 për qind vitin e kaluar dhe kjo ulje e konsiderueshme u paraqit dhe në vende si Gjermania, Franca, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Raportohet se përqindja e popullsisë që përballet me nivele të larta të urisë akute është pothuajse dyfishuar gjatë së njëjtës periudhë.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së humbi më shumë se 2.6 miliardë dollarë në fonde dhe 6,000 vende pune vitin e kaluar, kjo pasi administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump shkurtoi agjencinë kryesore të ndihmës së jashtme të SHBA-së, USAID.

Ky ndyshim u pasqyrua dhe në agjenci të tjera të OKB-së, përfshirë FAO-n, duke e bërë situatën edhe më kritike.

ME TE LEXUARAT