Pashkët/ Trafik i rënduar në hyrje-daljet e qytetit të Lezhës

Aktualitet

Pashkët/ Trafik i rënduar në hyrje-daljet e qytetit të

Hyrje-daljet e Lezhës janë përballur me trafik të rënduar gjatë kësaj të shtunë date 4 prill, si pasojë e rritjes së ndjeshme të qarkullimit të automjeteve në prag të festës së Pashkëve.

Fluksi i emigrantëve që kthehen në vendlindje ka sjellë ngarkesë të shtuar kryesisht në akset Lezhë–Laç dhe Lezhë–Shkodër, ku radha e automjeteve arrin disa kilometra.

Drejtuesit e automjeteve thonë jashtë kamerës se ka vonesa të gjata dhe vështirësi në lëvizje, ndërsa situata është kthyer në një burim stresi për ta.

Edhe pse shërbimet e Policisë Rrugore janë të pranishme në terren dhe po përpiqen të menaxhojnë qarkullimin, intensiteti i lartë i trafikut dhe kapaciteti i kufizuar i rrugëve e bëjnë të vështirë normalizimin e situatës.

Problem mbetet infrastruktura rrugore, e cila nuk arrin të përballojë fluksin e shtuar jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në periudha të tjera të vitit, si festat.

Kjo situatë rëndohet edhe më tej nga rritja e çmimeve të karburanteve, duke shtuar kostot për qytetarët që mbeten për orë të tëra në trafik.

ME TE LEXUARAT