Peshkopi/ 67-vjeçari humb jetën pasi tërhiqet zvarrë nga kali për 500 metra në terren të ashpër malor

Aktualitet

Peshkopi/ 67-vjeçari humb jetën pasi tërhiqet zvarrë nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Zallë-Kalis, në njësinë administrative Sllovë, në Peshkopi, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari është tërhequr nga kali për disa qindra metra në një terren të vështirë malor. Gjatë zvarritjes, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup për shkak të gurëve dhe pengesave në zonë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet mjekësore dhe ambulanca e spitalit të Peshkopisë, por 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete.

Trupi i pajetë është dërguar drejt Tiranë për ekspertizë në mjekësinë ligjore. Ndërkohë, policia po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT