Protestë në Orikum/ “Duam bashkinë tonë”, qytetarët kundërshtojnë ndarjen territoriale

Aktualitet

Protestë në Orikum/ “Duam bashkinë tonë”,

Edhe Orikumi në protestë. Qytetarët kanë dalë në rrugë duke kërkuar rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë, siç ka qenë përpara reformës administrativo-territoriale të vitit 2014.

Protestuesit kundërshtojnë ndarjen aktuale administrative dhe kërkojnë që Orikumi të rikthehet si bashki më vete, duke argumentuar se zona duhet të ketë një administrim të pavarur.

Aktualisht, Orikumi është njësi administrative nën administrimin e Bashkisë Vlorë.

Me këtë protestë, Orikumi i bashkohet 15 bashkive të tjera që kanë kundërshtuar ndarjen e re administrativo-territoriale të propozuar nga mazhoranca.

Qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar kundërshtimin, duke kërkuar rikthimin e statusit të mëparshëm dhe një administrim të veçantë për Orikumin.

ME TE LEXUARAT